Serbia do hetojë Banjskën? Gazetari shqiptar: Është e imponuar ta bëjë

Aktuale

Serbia do hetojë Banjskën? Gazetari shqiptar: Është e imponuar ta bëjë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 20:35
Pamje nga veriu

Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, një polic kosovar dhe tre sulmues mbetën të vrarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Serbia është e imponuar që të hetojë aktin terrorist që ndodhi në Banjskë pasi autoritetet kosovare nuk kanë të drejtë ta bëjnë.

“Fakti që kemi një proces të nisur nga drejtësia e Serbisë për protagonistin kryesor të sulmit terrorist, në rastin konkret është detyrimisht e imponuar Serbia për ta ndjekur këtë proces sepse ky person ndodhet brenda territorit administrativ të Serbisë.

Procesi që ka ndodhur në aktin terrorist, është një atribut i padiskutueshëm i organeve të drejtësisë dhe hetimeve të Kosovës. Është e pamundur që drejtësia e Kosovës të kryejë hetimet sepse ata janë brenda territorit administrativ të Serbisë” - theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat