​Qeveria i kërkon presidentes autorizim për kredi dhe ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve

Aktuale

​Qeveria i kërkon presidentes autorizim për kredi dhe ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:55
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike.

Në të cilën ka miratuar ndarjen e 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për nënshkrimin e marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) - Fotovoltaike”.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat