Osmani takon Von der Leyen: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian më shumë se kurrë

Aktuale

Osmani takon Von der Leyen: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian më shumë se kurrë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 22:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit në Granada të Spanjës.

Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.

Ndryshe, presidentja Osmani në Granada ka marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane. Ajo ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat