Avokati serb që po sfidon Vuçiqin e Radoiçiqin: Hetim për terrorizëm, njësoj si nazistët

Aktuale

Avokati serb që po sfidon Vuçiqin e Radoiçiqin: Hetim për terrorizëm, njësoj si nazistët

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:40
Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiciq

Avokati serb, Cedomir Stojkovic, ka dorëzuar pranë autoriteteve serbe një kallëzim për terrorizëm kundër Milan Radoiçiç dhe të paktën 30 persona të panjohur të cilët kanë vepruar gjatë sulmit të Basnjkës në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se ka paditur edhe zyrtarët e lartë të sistemimit të sigurisë në Serbi pasi e ndihmuan të armatosej dhe të kalonte kufirin.

“Pas ngjarjes në një shkollë në Serbi kushdo gjendet me armë pa leje mbahet në paraburgim, ndaj kjo që ndodhi me lirimin e Radoiçiç është e paprecedentë. Unë vendosa një ankesë kriminale në prokurorinë  e lartë ku akuzoj Radoiciç për terrorizëm dhe të paktën 30 bashkëpunëtorët e tij që morën pjesë në sulmin në Banjskë në Kosovë.

Gjithashtu, kallëzova edhe zyrtarët e lartë të sistemimit të sigurisë në Serbi pasi e ndihmuan të armatosej dhe të kalonte kufirin. Pa aprovimin e Beogradit askush nuk mund të kalojë kufirin me Kosovën, sidomos kur bëhet fjalë për 25 makina të rënda të mbushura me armë”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat