Latifi thotë sulmi në Banjskë dhe sulmet ndaj Izraelit kanë të njëjtin “sponsor”

Aktuale

Latifi thotë sulmi në Banjskë dhe sulmet ndaj Izraelit kanë të njëjtin “sponsor”

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:45
Analisti Bleirm Latifi

Analisti Bleirm Latifi ka reaguar se sulmin e sotëm të Hamasit ndaj Izraelit.

Ai ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë dhe sulmet e sotme të Hamasit ndaj Izraelit kanë të njëjtin “sponsor”.

Sipas tij, prapa tyre qëndron Rusia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Latifi ka shkruar se kjo është një përpjeke e Rusisë për të ndihmuar luftën e Ukrainës, duke ndezë vatra të reja konfliktesh nëpër botë.

“Mashat terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu! Me i ndihmu pak në Luftën e Ukrainës, duke ndezë vatra të reja ose të vjetëra konfliktesh të armatosura në botë. Dy javë më parë tentuan në veri të Kosovës, por dështuan keq. Sot e paskan shti në lojë Hamasin, terroristët e të cilit paskan hyrë në disa fshatra në jug të Izraelit duke vrarë secilin që hasin, pa asnjë dallim. Sigurisht që të gjithë e dinë se Hamasi nuk ka asnjë gjasë për fitore në luftë me Izraelin. Brenda pak orësh do ta marrim vesh këtë punë. E di edhe Hamasi, por krejt kjo është për t'ia bërë një argat Rusisë në planet e saj për prodhimin e kaosit. Sepse tashmë po dihet se vetëm një botë e zhytur në kaos, është shpëtim për Rusinë. Për Rusinë e turpnume në Ukrainë. Për Rusinë e diskreditume politikisht, ushtarakisht e moralisht në tryezën e fuqive të mëdha”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat