Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Aktuale

Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:51
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.

Në platformën X, ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat