Musliu-Shoshi i reagon Bashës: Kot mundohesh me ofendu Drenicën, na ka lartësu historia

Aktuale

Musliu-Shoshi i reagon Bashës: Kot mundohesh me ofendu Drenicën, na ka lartësu historia

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:02
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar  deputetit të LVV-së, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.

Ajo ka thënë se Basha kot mundohet më partinë e tij me ofendu Drenicën, pasi siç tha ajo historia na ka lartësuar.

“Dimal Basha, kot mundohesh ti bashkë me partinë tënde me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj! Shenjë nuk na leni sepse historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten!

Vazhdo bëja avokatin Albinit se ka mbet i ngujuar në Kosovë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat