“Lufta” në Izrael, Berisha e Zenka: Ky konflikt, largon vëmendjen e ndërkombëtarëve nga Kosova

Aktuale

“Lufta” në Izrael, Berisha e Zenka: Ky konflikt, largon vëmendjen e ndërkombëtarëve nga Kosova

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:02
Hisen Berisha dhe Mahmed Zenka

Ditën e sotme, grupe terroriste në Gaza kanë nisur luftë kundër shtetit të Izraelit, ku deri më tani raportohet për qindra te vdekur dhe të plagosur.

Të ftuar në “Balkan Update” Hisen Berisha, deputet i PDK dhe Mahmed Zenken, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Malin e Zi, ndër të tjera thanë se kjo situatë e krijuar nuk i shkon aspak përshtat Kosovës, pasi vëmendja e ndërkombëtare do të jetë më e madhe në Izrael dhe kjo do të favorizojë Serbinë, pas sulmit në 24 shtator.

Hisen Berisha: Duke njohur luftarëve dhe popujve, qofte hebre, qofte shqiptar është e pritshme që të ketë një mbështetje të tillë.

Gjej rastin e dënoj në cdo aspect ndërhyrjen e grupit terrorist Hamas, dhe solidarizohem plotësisht me popullin e Izraelit.

Ne, populli i Kosovës e dimë më së miri me pas fqinj armiqësor, 24 shtatori e tregoi se sa e rëndë është dhe se çfarë pasojash sjell një gjë e tillë.

Shqetësues është fakti se kryeministri Izraelit ka deklaruar vetëm se është në luftë dhe për mua kjo është shqetësuese, se pse nuk është hetuar pretendimet për një sulm të tillë dhe të merren masa.

Ka shumë lëvizje që janë të karakterit indikativ, që më bëjnë me supozu për një organizim global për të nxitur një konflikt të tillë.

Duke para pretendimet e Rusisë me pasur një vatër krize, edhe këtë vijnë në pah shumë pikëpyetje.

Mbase supozimi i parë është tendenca për t’i shtyrë këto grupe terroriste që mbështeten nga Rusia dhe të kryejnë të tilla sulme me përmasa të mëdha dhe mbase do të shtyjnë Izraelin dhe ndoshta pritjet ruse janë që të përdoren armët bërthamore, që i japin mundësinë Rusisë që po ashtu ta bëjë një gjë të tillë, pasi po e sheh që po arrin dot sukses ndryshe.

Dilema të tjera, është vizita para disa ditësh e shefit të shërbimit sekret serb në Izrael. Mirëpo ky është në listën e zezë të SHBA dhe si ka mundësi që shërbimi i  Izrael nuk e ka përcjellë këtë.

Unë besoj se tani përqendrimi i botës demokratike do të jetë në drejtim të Izraelit dhe mundësisë së eskalimit të një luftë shumë të  rrezikshme. Në lidhje me Kosovën, nuk i shkon për shtat, pasi do të humbte vëmendjen.

Mehmed Zenka: Një situatë, e cila me dekada me radhë është problamatike jo vetëm për ata dy popuj, por edhe për të gjithë botën. Sidomos në këto momente, kur ka ndodhur edhe agresioni i Serbisë, ndaj shtetit të Kosovës.

Kjo situata është e vërtetë do të hiqte vëmendjen nga Kosova, do t’i krijonte më shumë fushë veprimi Serbisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat