Serbia do tejzgjatje të dialogut/ Sejdiu: Ja qëllimi i vetëm i Beogradit

Aktuale

Serbia do tejzgjatje të dialogut/ Sejdiu: Ja qëllimi i vetëm i Beogradit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:40
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, foli për situatën në Veri të Kosovës, ku tha se koha nuk pret më.

Ai nënvizoi se është tepër e rëndësishme që të ulen gjakrat dhe të evitohen rreziqet, në mënyrë që Serbia të kuptojë që Kosova është shtet i pavarur.

Sipas tij do tejzgjatje të dialogut, por që qytetarët në Veri duan rehati.

“Koha nuk pret, është e rëndësishme për ne që të ulen gjakrat.  Është tepër e rëndësishme që të evitohen rreziqet dhe Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka integritetin e saj, që ka partnerë që e ndihmojnë në mbrojtjen e këtij integriteti për të mos pasur rënie apo rrëshqitje në atë që e dëshiron të konflikteve të reja dhe se vija kufitare e Kosovës që shënon thjesht territorin e saj, është e pacenueshme. Qytetarët e pjesës veriore duan rehati e qetësi”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat