Komanda e Logjistikës në FSK realizoi garën ekipore “Forca 2023”

Aktuale

Komanda e Logjistikës në FSK realizoi garën ekipore “Forca 2023”

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:44
Komanda e Logjistikës

Komanda e Logjistikës në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën ekipore “Forca 2023”.

Gara është zhvilluar në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Qëllimi i garës ishte ngritja e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore tek komponenti i nënoficerëve dhe ushtarëve në kuadër të Komandës së Logjistikës. Garuesit patën mundësin të shfaqin shkathtësitë e tyre në shumë disiplina individuale dhe kolektive, duke treguar kështu frymën ekipore dhe shkathtësitë individuale, garuesit kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë në të gjitha sfidat e garës.”, ka njoftuar FSK.

Rezultati i garës ka qenë një tregues i mirë i gjendjes fizike, motivit dhe vullnetit të pjesëtarëve të Komandës së Logjistikës të cilët kanë treguar disiplinë dhe guxim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat