Kushtet e rënda të policëve, zyrtarët e dorëhequr tregojnë për kualitetin e veshmbathjeve

Aktuale

Kushtet e rënda të policëve, zyrtarët e dorëhequr tregojnë për kualitetin e veshmbathjeve

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Puna kryesore që bëjnë është ofrimi i sigurisë së jetës për qytetarët e Kosovës, andaj të rrezikuar për vete janë gjatë gjithë kohës.

Por përkundër rrezikut të përhershëm, ata nuk kanë as sigurim shëndetësor.

Zyrtarët Policorë të Kosovës kur lëndohen gjatë kryerjes së detyrave, shteti ua mbulon shpenzimet e mjekimit por, jo më shumë. Madje edhe paga jodinjitoze që marrin në fund të muajit, vështirë se ua mbulon nevojat elementare të familjes.

Përveç pagës, sigurimit shëndetësor e jetësor, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës tregon se zyrtarët policorë shpesh ankohen edhe për mungesë të veshmbathjeve dhe kualitetin e tyre.

“Edhe tani ankesa se nuk ka uniforma të mjaftueshme për zyrtarë policorë të patrullave, nuk ka mjaftueshëm pantallona, unë po e them për fat të keq por po e them shumë sinqerisht që nuk është moti që një koleg thotë që ka qenë te rrobaqepësi e ka blerë materialin e ngjashëm me pantallonat dhe e ka porositur ëme i bë vetë një parë pantallona, me i qepë një parë pantallona për vetën, te pantallonat prapë nuk është najfarë shumë problemi se e gjen materialin identik, por te këmishat është problem se nuk ke atë material, e është puna e emblemave s’ke emblema e shumë gjëra të tjera d.m.th., ka ankesa dhe nuk është një furnizim ende i mjaftueshëm që me i plotësu kërkesat tamam të zyrtarëve policorë”, thotë Zeqiri.

Hiq më mirë situata nuk është edhe me këpucë e çizme, thekson Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Nuk ke mund me kalu një dimër me ato të them, një sezon dimri për shkak se janë dëmtuar shumë shpejtë. Jo vetëm të dëmtuara kanë thënë për shembull qe i kam marrë çizmet para dy muaj – tre muaj ditëve për shembull, kur e ke parë ajo ka qenë zakonisht e dëmtuar d.m.th., ajo pse ai kualitet d.m.th”, tregon Zeqiri.

Kjo situatë me veshmbathje, rroga e trajtim jodinjitoz, për zyrtarët e Policisë së Kosovës ishte e pranishme edhe më parë.

Visar Rreci i cili shërbeu si polic për 3 vite e u largua nga ky institucion në vitin 2016, tregon se një ndër shkaktarët kryesor pse e zhveshi uniformën zyrtare ishte rroga.

“Një nga arsyet ka qenë edhe trajtimi i zyrtarëve policor, angazhimi i madh i punëve, ka qenë punë kolosale që duhet shumë energji për ta kalu pastaj ka qenë edhe mënyra e pagesave, pagave, orëve shtesë pastaj edhe pjesa logjistike nganjëherë edhe uniforma ka qenë në mungesë. Atëherë e kemi tejkalua. Gjallë na ka mbajtë mbështetja e popullit që e kanë pas për Policinë e Kosovës”, thotë Rreci.

Gatishmëria për të shërbyer thotë të mos u ketë munguar kurrë, por jo edhe pagesa për orët shtesë.

“Natyra e punës ka qenë e atillë se shpesh herë edhe pushimet e rregullta janë ndërpre e lëre më ato të kompensimet, kjo ka qenë edhe një ndër arsyet si një polic është përballë, unë personalisht jamë përballë në vazhdimësi. Nuk kemi mundur me i shfrytëzu as ditët e pushimit, me kalu pjesë të kohës së lirë m familje, shpesh herë e kemi pengu edhe familjen sepse plani ka ndryshu aty për aty. Për shembull ke organizu me familjen një vikend, në ora 23 të premten ka ardhë sms ose thirrja se të shtunën në mëngjes në detyrë dhe krejt familja është dashtë me anulu vikendin, e kështu pastaj nuk ja ka vlejtë as ato orët e kompensimet e ato ditët e pushimit me i marrë”, shprehet më tej ish polici Visar Rreci për Betimi për Drejtësi.

Rreci që tani punon si avokat, tregon se ka kontakte me ish kolegët e tij që akoma shërbejnë në uniformë dhe pakënaqësitë i kanë të njëjta me ato të cilat thotë t’i ketë përjetuar edhe vetë. Pakënaqësi këto të cilat qytetarët nuk mund t’i vërejnë në fytyrat e tyre.

“Energjia e policisë është shumë dinamike, qytetarët nuk e kuptojnë që aty ka një vullnet të veçantë për me shërby, edhe në qoftë se ka një mungesë, në fytyrën e policit nuk do ta vëreshë. Në policin që e sheh nuk ke mundësi ta vëreshë, mungesat që i kemi pas qyetrari i Kosovës nuk ka mujt me i vërejtë, sepse ne kemi dashtë që para qytetarëve me dalë sa më mirë. Sepse siç thashë edhe më herët vetëm vlluneti i këtij populli na ka mbajt sepse pagat që i kemi marrë, pagat që i kemi realizu, realisht nuk na kanë qu asku”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat