Ambasadorja izraelite: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Kosovës

Aktuale

Ambasadorja izraelite: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Kosovës

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:22
Tamar Ziv, ambasadore e shtetit izraelit në Republikën e Kosovës

Tamar Ziv, ambasadore e shtetit izraelit në Republikën e Kosovës, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që po i jep Izraelit në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira, pas sulmit të Hamasit.

"Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë.

Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne, në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira.

Ndërsa, situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor", ka shkruar ajo në platformën "X".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat