Prokuroria jep detaje për arrestimin e të miturit nga Peja

Aktuale

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të miturit nga Peja

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e 16-vjeçarit në Pejë, ka thënë se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M., për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

“Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i Prokurorisë Speciale, gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ndaj të njëjtit Gjykata kompetente ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat