Haradinaj-Stublla: Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste pa humbur kohë

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste pa humbur kohë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:24
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova duhet ta shpallë Hamasin organizatë terroriste “pa humbur kohë”.

Kjo kërkesë vjend duke marrë shkas nga sulmet e fundit të Hamasit ndaj Izraelit.

 Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook se Kosova duhet ta marrë këtë vendim në linjë me politikën e jashtme të SHBA-së dhe BE-së.

“Në linjë me politikën e jashtme të SHBA dhe BE, Kosova duhet të shpallë ‘Hamas’ organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës pa humbur kohë, siç kemi bërë edhe me dy krahët politik e ushtarak të ‘Hezbollah’ në vitin 2020".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat