Konflikti Izraelo-palestinez mund të dëmtojë Kosovën, Sinani: Të jemi të vëmendshëm

Aktuale

Konflikti Izraelo-palestinez mund të dëmtojë Kosovën, Sinani: Të jemi të vëmendshëm

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 17:02
Analisti Arsim Sinani

Analisti Arsim Sinani ishte i ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania ku tha se konflikti izraelito-palestinz mund të ketë ndikim edhe te ngjarjet e ndodhur në veri të Kosovës.

Kjo sipas tij  mund të ndodhë pasi vëmendja e ndërkombëtarëve do të jetë më e fokusuar në atë konflikt, ndërsa shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm për të ruajtur interesat e tyre.

“Ky konflikti Izraelito-palestinez do të ndizet herë pas herë. Unë mendoj se kjo do të ndikojë në masë të madhe, pasi vëmendja e ndërkombëtarëve do të fokusohet atje në një luftë që ne po e shikojmë se është shumë e ashpër dhe frikësohem se Kosova mund të mbetet në plan të dytë.

Për mendimin tim, mendoj se ne si shqiptarë duhet të jemi të vëmendshëm për të ruajtur interesat tona gjeostrategjike, pasi armiq si Serbia mund t’i shfrytëzojnë këto momente për të komentuar”, tha Arsim Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat