Vjen reagimi nga Serbia pasi ministri Sveçla njoftoi se në Banjskë u gjet dokumenti e vetura e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq

Aktuale

Vjen reagimi nga Serbia pasi ministri Sveçla njoftoi se në Banjskë u gjet dokumenti e vetura e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:31
Petar Petkoviq

Sveçla njoftoi se në Banjskë u gjet dokumenti e vetura e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq, vjen reagimi i parë nga Serbia

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi sot se në Basnjskë gjetën dokumentin personal dhe veturën e serbit Milorad Jevtiq, i cili, siç thotë ministri njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sveçla tha se në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, ai kishte qenë me atë veturë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Petkoviq, i cili ka mohuar deklaratën e Sveçlës duke thënë se ai bashkë me kryeministrin Kurti sulomjnë Vuçiqin, duke mos i kursyer as fëmijët.

“Ekstremi i Kurtit, Sveçla, gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiq, në mënyrë që, edhe pse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçla dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, ndaj sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiqt, duke mos i kursyer as fëmijët”, shkroi ai në platformën X.

“Më lejoni t’ju kujtoj, Kurti fillimisht e ofendoi vajzën e Vuçiqit, Milicën, e më pas bashkë me Sveçlën ngacmoi Danilon për shkak të shkuarjes së tij në liturgji në Graçanicë. Edhe sot në mendjen e tyre të shthurur vazhdojnë ta sulmojnë Danilon me gënjeshtra të çmendura”, vijoi ai.

Ai ka mbrojtur shefin e tij Vuçiq duke thënë se Kurti e Sveçla nuk mund t’i vijnë atij “as deri te gjuri”.

“Një gjë është e sigurt, Sveçla dhe Kurti, Vuçiqit nuk mund t’i afrohen as moralisht, as intelektualisht! Ata nuk janë as deri në gjunjë, sepse Vuçiq nuk ia ka sulmuar askujt familjen e as që do ta bënte kurrë! E Kurti që merret edhe me fëmijë, nuk njeh nder e moral”, ka shkruar ai.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”.

Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”.

“Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi”, shkroi Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat