Keqtrajtimi i 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kjo është aktakuza ndaj dy të dyshuarve

Aktuale

Keqtrajtimi i 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kjo është aktakuza ndaj dy të dyshuarve

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:09
Çerdhja “Gëzimi Ynë”

Një fëmijë 3-vjeçar ishte rrahur para tri jave tek çerdheja shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Në pamjet e publikuara nga ambientet shihej voglushi teksa tërhiqet zvarrë nga mësueset. 

Media ka siguruar një pjesë të së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që rëndon ndaj Naime Muses në rolin e edukatores dhe Nexhimije Hysenit në atë të kuzhinieres në këtë institucion parashkollor.

Sipas aktakuzës Naime Musa dhe Nexhimije Hyseni më 15 shtator të vitit 2023 rreth orës 8:15 deri në orën 09:00, në cilësinë e personave zyrtarë e kanë keqtrajtuar vogëlushin tre vjeçar (emër i njohur për redaksinë).

Fillimisht Naime Musa e tërheq zvarr për krahu deri tek tavolina e ushqimit dhe tenton ta ulë me fëmijët e tjerë. Në pamundësi për ta kryer veprimin, asaj shkon i ndihmon edhe e pandehura tjetër Nexhmije Hyseni, e cila e ngre lart dhe e çon tek banjo e kopshtit.

Me këtë, sipas Prokurorisë, të dyja akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë trajtimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Mbi to rëndon edhe akuza se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kjo meqë vogëlushi siç është konfirmuar nga eksperti i mjekësisë ligjore ka pësuar dëmtim të përkohshëm si pasojë e veprimeve të dy zyrtarëve në regjionin ballor, gërvishje të krahut dhe parakrahut të djathtë dhe gjakmbledhje nënlëkurore në pjesën e pasme të kofshës.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy edukatoret  N.M dhe N.H, që dyshohet se kanë keqtrajtuar një 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat