Goditja e këmbësores me veturë, ministrja Hajdari paraqitet në seancë

Aktuale

Goditja e këmbësores me veturë, ministrja Hajdari paraqitet në seancë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 11:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca e radhës mbi aksidentit që kishte shkaktuar në vitin 2022.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Hajdari po ashtu kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

“Atë ditë isha duke u kthyer në banesën time dhe derisa isha duke u parkuar, është një kamerë pranë një marketi, e cila ka incizuar të gjithë situatën se çka ka ndodhur. Kur u mundova të sqarohem se çka ka ndodhur u akuzova që unë po fsheh aksidentin, unë nuk e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por unë e kam ditur që duhet ta informoj policinë që ka ndodhur një aksident”, kishte deklaruar ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat