Situata në Gaza, Peka: Është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta

Aktuale

Situata në Gaza, Peka: Është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 18:33
Avenir Peka

Eksperti i sigurisë nga Shqipëria, Avenir Peka, për tensionet në Gaza ka thënë se "Është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta edhe në radhët e civilëve"

Avenir Peka, eksperti i sigurisë nga Shqipëria, në emisionin “FIVE” , për tensionet në Rripin e Gazës ka thënë se atje janë hapur “portat e ferrit”.

“Ajo çfarë po shohim sot dhe besoj edhe në ditët në vijim në Gaza janë hapur portat e ferrit dhe është një reagim i kuptueshëm nga ana e Qeverisë së Izraelit. Sigurishtë është e kuptueshme që viktimat do të jenë të shumëfishta edhe në radhët e civilëve”, ka thënë Peka.

Peka ka thënë se ajo çfarë po ndodh atje është e dhimbshme për vetë popullin vendas por dhe për opinionin publik.

“Por që është një operacion që Izraeli dhe Qeveria e saj u vunë përballë dhe që duhet ta ndërmarrin e ta kryejnë për të hequr qafe një herë e mirë organizatat terroriste të Hamasit…Është një operacion i vështirë sepse bëhet fjalë për një luftë gorile tashmë, ushtria izraelite është e gatshme të kryejë këtë operacion, i vetmi shqetësim që mbetet është minimizimi i viktimave nga radhët e civilëve”, ka thënë tutje ai.

Ushtarët izraelitë luftuan kundër grupit islamik palestinez të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe filluan sulme hakmarrjeje që rrafshuan ndërtesat në Gaza, ndërsa në Izraelin verior një shkëmbim i shkurtër sulmesh me grupin militant Hezbollah të Libanit ngriti frikën për një më të gjerë konflikt, shkruan agjencia e lajmeve “Asociated Press”.

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka thënë se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 493 persona, derisa numri i të plagosurve është rritur gjithashtu në 2 mijë e 751.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat