Qëndrimi i NATO-s: Nuk kthehet Kosova në vitet e errëta

Aktuale

Qëndrimi i NATO-s: Nuk kthehet Kosova në vitet e errëta

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 20:42
Jens Stoltenberg

Më 11 dhe 12 tetor në Bruksel, mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s.

Kur u pyet se a do të jetë rasti i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator në mesin e temave të diskutimit në ministerialin e aleancës që mbahet të  mërkurëne të enjten, një zyrtar i NATO-s tha se “pritet që agjenda e takimit të kësaj jave të ministrave të mbrojtjes së aleancës të përfshijë edhe shkëmbime pikëpamjesh mbi rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

Të dielën e 8 tetorit u bënë dy javë kur një grup i armatosur që qeveria kosovare e shpalli terrorist, kreu akt agresioni në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku e u plagos polici Alban Rashiti.

Situatën aktuale në Kosovë, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, e cilësoi “shqetësuese për NATO-n.

Por në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” Stoltenberg shtoi se nuk do lejohet kthimi në kohëra të errëta.

“Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990-ta  të kthehet” shtoi Stoltenberg.

Si përgjigje ndaj zhvillimeve të 24 shtatorit, tashmë në Kosovë ka zbarkuar kontigjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë në kuadër të KFOR-it, për siç thuhet  për përforcimin e misionit paqeruajtës.

Misioni i KFOR-it në këtë periudhë do ketë trupa shtesë edhe nga Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat