Konjufca nga Gjermania: Nëse s’reagon bashkësia ndërkombëtare, Serbia mund ta përsëris sulmin terrorist

Aktuale

Konjufca nga Gjermania: Nëse s’reagon bashkësia ndërkombëtare, Serbia mund ta përsëris sulmin terrorist

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Bundestagun gjerman, ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Gjatë takimit, Konjufca tha se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkrektësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, shkroi Konjufca..

Tutje, Konjufca tha se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të invazionit të Serbisë kundër Kosovës, teksa shtoi se e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat