"E kanë kap hajnat" - Familjari i dy viktimave nga Drenasi: Gjykata na e hapi plagën për herë të dytë

Aktuale

"E kanë kap hajnat" - Familjari i dy viktimave nga Drenasi: Gjykata na e hapi plagën për herë të dytë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:30
Familja Muja

Në Gjykatën e Prishtinës dje u bë shpallja e aktgjykimit kundër të akuzuarve Xhafer dhe Amir Bardhi, babë e birë, mbi të cilët rëndojnë akuzat për vrasjen e 15 vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë të Drenasit. Xhafer Bardhi u gjet fajtor për vrajsen e vitit 2021 dhe për këtë u dënua me burgim të përjetshëm kurse djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuzat në mungesë të provave.

Familja Muja për emisionin “Raport”, kanë treguar që sot janë paraqitur në polici me kërkesë të këtyre të fundit, pas deklaratave të tyre të djeshme të cilat janë vlerësuar si kërcënim.

Bislim Muja pas paraqitjes në polici ka thënë se gjykata dje bëri gabim me vendimin që mori për lirimin e djalit të dorasit.

Sipas tij i liruari nga akuzat ka qenë kryesori në vrasje teksa ka vazhduar me akuza ndaj gjykatës.

“Kjo gjykatë është tmerr, çka është tu ba kjo është tmerr, ajo për herë të dytë e ka përtëri plagën”, ka thënë Muja.

Ai në fund ka paralajmëruar që do të përdorin të gjitha mënyrat për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat