Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, flet avokati i tij

Aktuale

Lirohet ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, flet avokati i tij

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:50
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, është liruar nga burgu.

Ai u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Avokati i  Goxhajt, Bashkim Nikolla, e konfirmoi lajmin e lirimit të klientit të tij.

“Gjykata ka vendosur po ashtu që të mos vendoset asnjë masë sigurimi personale për të, duke respektuar kërkesat tona të mbështetura në ligj për të mos ekstraduar asnjë masë sigurimi, lirimin e menjëhershëm, pafajësi për luftëtarin e UÇK-së dhe luftëtarin e fjalës së lirë që mblidhen në një në emrin e respektuar Dritan Goxhaj, si një shqiptar që i bën mirë detyrat ndaj mëmëdheut të tij”, deklaroi avokati Nikolla për emisionin Info Magazine.

Tutje ai shtoi se Goxhaj ndodhet në Shqipëri dhe se do të mbetet në Shqipëri.

“Janë duke u bërë procedurat që ai të dali sot”, shtoi avokati.

Më tej sqaroi se një nga shkaqet e moslejimit të ekstradimit për në Hagë është se nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore për ekstradim, por që janë dhe një tërësi shkaqesh e pengesash ligjore që nuk mundet kurrsesi të krijojë nënprecedentin e paprecedent të kalimit të Hagë të Dritan Goxhajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat