Përfundon aksioni i policisë në Leposaviq, ja çka u konfiskua

Aktuale

Përfundon aksioni i policisë në Leposaviq, ja çka u konfiskua

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:03 Përditësuar në ora: 19:50 më 10.10.2023
Foto ilustrim

Aksioni i Policisë në Leposaviq, konfiskohen disa vetura

Mbrëmjen e së martës Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura.

“Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”.

“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, u shpreh Elshani.

Policia me aksion në një depo afër stacionit në Leposaviq, dyshohet se ka armë

Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në një depo afër stacionit, në të cilën dyshohet se ka armë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“E konfirmoj. Midis operacionit jemi”, tha Elshani.

Deri në këto momente, nuk dihet për më shumë detaje rreth këtij operacioni.

Media do të ju mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat