Kryeziu -Hyseni: VV nuk po fsheh asgjë, politika të mos përfshihet në hetimin e rezervave

Aktuale

Kryeziu -Hyseni: VV nuk po fsheh asgjë, politika të mos përfshihet në hetimin e rezervave

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 20:53
Arbëresha Kryeziu-Hyseni

Ka dështuar për herën e tretë formimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Kjo për shkak të mungesës ssë kuorumit pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje munguan.

Sipas opozitës, pushteti po fsheh diçka me këtë rast deputetët e VV-së nuk po marrin pjesë.

Por, deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se partia që e përfaqëson ajo nuk po fsheh asgjë.

Kryeziu-Hyseni tha se politika nuk duhet të përfshihet në hetime.

“Unë besoj se krejt kjo po bëhet sepse edhe partitë opozitare të cilat kanë kërkuar inicimin e këtij komisioni hetimor e kanë parë që s’kanë asgjë prej këtij rasti, prandaj po shfrytëzohen këto lloj mekanizmash, nëpërmjet krijimit të komisionit hetimor, që çështja të duket se është e rëndësishme dhe madhore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat