Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme

Aktuale

Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:21
Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i cilësoi si të vonshme udhëtimet e Osmanit.

Deputetja e LDK-së shprehet skeptike se vizitat e presidentes me liderët do të ndikojnë në sanksionimin e Serbisë.

“Këto vizita është dashur të realizohen më herët. Është kollaj të shkohet në takim, por a do të kemi diçka pozitive mbas këtyre vizitave, po presim. Takimet është dashur të realizohen më herët që të largohen masat ndaj Kosovës i tu vendosën Serbisë.

Por në këtë Qeveri nuk ka koordinim, e kemi parë që Kurti, Gërvalla e Osmani kanë qëndrime të ndryshme”, thotë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat