Raci: Në kushtet e reja gjeopolitike s’guxojmë të flemë të qetë

Aktuale

Raci: Në kushtet e reja gjeopolitike s’guxojmë të flemë të qetë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 22:25
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka komentuar gjendjen e sigurisë në vend pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçani, duke thënë se rrëziku vazhdon të jetë permanent ndaj Kosovës.

Raci ka thënë se ne kushtet e reja gjeopolitike nuk guxojme ta bejmë gjumin rehat.

“Rreziku vazhdon të jetë permanent ndaj Kosovës. Ne në këto kushte të reja gjeopolitike nuk guxojmë të flemë të qetë duke menduar se e përfunduam misionin me aksionin e fundit”, shtoi ai.

“Nëse ne ende kemi 48 baza serbe aktive përreth vijës kufitare, ky është kërcënim permanent që na kanoset në cdo moment dhe ofrimi i fakteve të përditshme nga ana e institucioneve të sigurisë për grupin terrorist dhe lidhja e këtij grupi tashmë edhe me djalin e Vuciqit, na tregon se ai shtet ishte mbrapa”, tha Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat