Lushaku-Sadriu: VV-ja do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve

Aktuale

Lushaku-Sadriu: VV-ja do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 23:03
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, e ka kritikuar për keqqeverisje, ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje s’ka ide ide për qeverisje, duke e futur vendin nën sanksione ndërkombëtare e varfëruar qytetarin.

Lushaku – Sadriu theksoi se kjo qeveri i ka mbrojtur të korruptuarit.

” Vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, POR e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet”, tha ajo.

E para Forumit të Gruas së LDK-së shtoi se VV-ja do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve.

“Për korrupsionin e qindra milionëve; për humbjen e miqve dhe sovranitetin e paushtruar! Kosova do të mbijetojë! Shteti nuk i nënshtrohet një partie, me mendësi totalitare!”, shtoi e para e FG-së së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat