SHBA-ja i dhuron dronë Policisë së Kosovës

Aktuale

SHBA-ja i dhuron dronë Policisë së Kosovës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 08:11 Përditësuar në ora: 11:51 më 11.10.2023
Zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier (në mes) gjatë një konference për media në Prishtinë, ku nënshkruan donacionin e dronëve të dhuruar nga SHBA-ja, 11 tetor 2023.

​Policia pranoi dronë nga SHBA, Hovenier: Burim jetik për të luftuar veprimtaritë kriminale

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor kanë pranuar shtatë dronë. Këto pajisje me të cilat mund të monitorohen zona të ndjeshme e të largëta, do të ndihmojnë Policinë të luftojë veprimtaritë kriminale si dhe të zgjerojë kapacitetet e saj.

Në ceremoninë e nënshkrimit ku u bë pranim-dorëzimi dronëve, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, rikonfirmoi mbështetjen afatgjatë për institucionet e Kosovës.

Ambasadori Hovenier tha se me këto fluturake do të rritet edhe siguria publike dhe sipas tij mund të ketë reagim më efikas ndaj incidenteve.

Hovenier: Dronët do të jenë burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit për të luftuar veprimtaritë kriminale

“Duke marrë shkallën e veprimtarive kriminale të grupit të krimit të organizuar të cilat janë në rajon, këto sisteme të fluturakeve pa pilot do të jenë një burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtaritë kriminale të cilat zhvillohen edhe në tokë edhe në ajër, sepse këto pajisje do të sigurojnë mbikëqyrje si dhe ofrojnë mbështetje taktike dhe siguri të perimetrit për misionet policore. Mund të monitoroni zona të ndjeshme dhe të largëta që po përdorën për kontrabandim të emigrantëve, për trafikim të fshehtë të lëndëve narkotike, dhe aktivitete të tjera të paligjshme të kontrabandës. Gjithashtu mund të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive përmes regjistrimit të pamjeve e të cilat pastaj mund të ndihmojë në zgjidhjen e rasteve penale nëpër gjykata të Kosovës”, tha Hovenier.

Diplomati amerikan tha se ky donacion është manifestim shtesë i besimit që Shtetet e Bashkuara e kanë në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në zbatim të ligjit.

Hovenier: Mbështetja amerikane dëshmon përkushtimin tonë afatgjatë për zhvillimin e Policisë së Kosovës

“Ky donacion si dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për zbatimin e ligjit në Kosovë pasqyron përkushtimin tonë afatgjatë për zhvillimin e Policisë së Kosovës si dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është manifestim shtesë i besimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë në Republikën e Kosove për të kryer misione të pavarura në luftën narkotikëve dhe në zbatim të ligjit. Mbështetja jonë për Inspektoratin Policor të Kosovës gjithashtu tregon se ne japim prioritet transparencës dhe llogaridhënies së oficerëve të zbatimit të ligjit gjatë aksioneve të tyre në përkrahje të zbatimit të ligjit. Prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë me Policinë e Kosovës për të çuar përpara përkushtimin tonë të përbashkët, për të ofruar shërbime transparentë e të përgjegjshme të zbatimit të ligjit nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ai ka përgëzuar PK-në dhe IPK-në për punën e tyre duke theksuar se kanë vënë standard të lartë jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin.

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përmendi sulmin serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se Ambasada Amerikane ka qenë mbështetësi kryesor i Kosovës.

Hoxha: E vlerësojmë mbështetjen e Ambasadës Amerikanë gjatë ditëve të rënda kur humbën rreshterin Afrim Bunjaku

“Ka qenë një nga mbështetësit kryesor të Policisë së Kosovës por edhe Kosovës si shtet, andaj ne e çmojmë dhe vlerësomë lartë gjithë mbështetjen që Ambasada Amerikane e ka dhënë përgjatë viteve për Policinë e Kosovës, në veçanti gjatë ditëve të rënda që i kemi pasur gjatë javëve të kaluara ku ne humbën rreshterin tonë Afrim Bunjaku. Ambasadori ka qenë mbështetës kryesor, ka qenë në çdo ceremoni dhe ka qenë aty ku duhet me qenë për të dhënë mbështetjen në emër të qeverisë amerikane për Policinë e Kosovës dhe për shtetin tonë”, tha Hoxha.

Fluturaket pa pilot, Hoxha u zotua se do të përdoren vetëm për qëllime të ligjshme derisa shtoi se “transparenca e operacionit të datës 24 ka bërë që Policia e Kosovës të gëzojë respektin për punën që ka bërë atë ditë, kjo është bërë përmes filmimeve që ne kemi marrë nga dronët”.

Hoxha: Donacioni amerikan do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës

“Është donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë pozitivisht në ngritje ne kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në teren si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, protestave, koncerteve, manifestimeve publike, po ashtu në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione tjera të hetimit që Policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen. Janë dronë dhe pajisje të cilat janë përzgjedhur dhe selektuar nga ekspert të Policisë së Kosovës në bashkëpunimin me ekspertë të qeverisë amerikane. Unë mund të garantoj ambasadorin dhe të gjithë të tjerët që Policia e Kosovës të gjitha këto donacione dhe pajisje do t’i përdorë vetëm me qëllime të ligjshme me qëllim që të ofrojë shërbime sa më cilësore për të garantuar një jetë sa më të sigurt dhe të qetë brenda territorit të Kosovë”, tha Hoxha.

Dronët do të ndihmojnë edhe në mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit, në menaxhimin e fatkeqësive si dhe në monitorimin e turmave dhe të trafikut.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, tha se rastet e fundit në veri treguan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit.

Hodaj: Rastet e fundit në veri treguan sa e domosdoshme është që Policia e Kosovës të jetë në nivel të lartë profesional

“Rastet ë fundit në veri treguan se sa e domosdoshme është që Policia e Kosovës të jetë në niveli ne lartë profesional, dhe sa i rëndësishëm është bashkëpunimi, koordinimi dhe shkëmbimi i inf0prmaiconeve për të evituar çfarëdo lloj rreziku që cenon sigurinë publike në Kosovë”, tha ai.

Donacioni i dronëve është projekt i përbashkët në mes të INL- DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Amerika i dhuron Policisë shtatë dronë, Hovenier: Përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë.

7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”.

“Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenier.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi Amerikën për ndihmën e vazhdueshme në përkrahje të Policisë në shtimin e kapaciteteve e modernizimin e pajisjeve.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kemi ambasadorin për mbështetjen e Policisë por edhe të shtetit, andaj e çmojnë mbështetjen ndër vite për shtetin tonë e sidomos për ditët e fundit kur e humbëm rreshterin Afrim Bunjaku. Në lidhje me donacionin është i nevojshëm dhe i çmueshëm për Policinë dhe do të ndihmojë në ngritjen kapaciteteve tona por edhe në aspektin e protestave dhe të manifestimeve të ndryshme. Janë dronë që janë selektuar nga ekspertët tanë”, tha Hoxha.

“Kjo ka bërë që edhe operacioni i 24 shtatorit të jetë i suksseshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht”, tha tutje Hoxha.

Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Taulant Hodaj, tha se pajisje të tilla do t’i ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë.

“Si IPK po mundohemi që të jemi të përkushtuar që ta mbajmë nivelin e profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Mbështetja me këshilla e me pajisje, ka bërë që të ngritet profesionalizmi për Policinë e Kosovës. Pajisje të tilla siç janë këta dronë, do na ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë”, tha ai.

SHBA-ja i dhuron dronë Policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës shtatë dronë të mërkurën, të cilët do t'i shërbejnë kësaj force për misione vëzhguese dhe taktike, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë një ceremoni të nënshkrimit të donacionit në Prishtinë, Hovenier tha se ndihma më e fundit e SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë “pasqyron përkushtimin afatgjatë të tyre për zhvillimin e Policisë së Kosovës”.

Kjo është dëshmi shtesë e besimit të SHBA-së ndaj Kosovës për kryerjen e misioneve të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe zbatim të ligjit”, tha Hovenier.

Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Duke e parë shkallën e aktiviteteve kriminale të grupeve të organizuara në rajon, këto mjete fluturuese pa pilotë do të jenë një burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtarit kriminale në tokë dhe në ajër”, shtoi Hovenier.

Policia e Kosovës përdori dronë për ta xhiruar dhe identifikuar organizatorin e sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq, i cili më vonë e mori përgjegjësinë për sulmin.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia do të mundohet t’i përdorë dronët e dhuruar nga SHBA-ja në mënyrën më të mirë të mundshme për të forcuar siguri sa më të madhe për qytetarët e gjithë Kosovës.

Donacioni do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren, përfshirë në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që Policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Më 3 tetor, Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, u arrestua në Serbi, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë.

Bëhet pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës mban sot konferencë për medie.

Në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në njoftim thuhet se në konferencë pritet të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj.

Konferenca pritet të filloj nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat