Guerot: Kurti i njeh shumë më mirë se unë filozofët francezë

Aktuale

Guerot: Kurti i njeh shumë më mirë se unë filozofët francezë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 09:47
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot- Albin Kurti

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot,  foli për festivalin e filmit “Frankofon” në vendin tonë, duke u shprehur i lumtur për nisjen e tij që do të bëhet të enjten.

“Festivali i filmit “Frankofon” nuk është një festival vetëm i filmit francez, por i të gjitha vendeve frankofone, sepse frankofonia është një organizatë e gjerë, ku përfshihen diku rreth 380 milionë folës nga 88 vende të ndryshme të botë. Kësaj here kryeqyteti i festivalit do të jetë Peja, dhe tema e këtij viti është femërore, pra portrete femërore”, u shpreh ambasadori francez.

Guerot, nuk pati nevojë për përkthim nga gjuha shqipe në frëngjisht, kur moderatorja Njomza Ali – Kajtazi, e pyeti se a flisni me kryeministrin Albin Kurti saj përket shijeve për filmat, meqë i njëjti do të jetë prezent në ceremoninë hapëse të festivalit.

“Bisedat që i bëj me kryeministrin duhet t’i mbajë konfidenciale. Por, përveç politikes flasim edhe për gjëra tjera. Flasim për literaturën, dhe jam shumë i kujdesshëm sepse kur flasim për filozofët francez, ai i njeh shumë më mirë se unë. Kështu që, përpiqem t’i trajtoj temat në të cilat jemi parafërsishit të barabartë të dy” , tha Guerot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat