Vuçiq e pret më 21 tetor pakon e pesëshes që i shkon për vizitë në Beograd

Aktuale

Vuçiq e pret më 21 tetor pakon e pesëshes që i shkon për vizitë në Beograd

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:05
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të shkojë në Nju Jork për seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet më 23 tetor.

“Ne do të shkojmë në Kinë të dielën (15 tetor), pas kësaj do të vijnë ndërmjetësit ndërkombëtarë në Beograd, natën e 21-të do të shkoj në Nju Jork”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb deklaroi se do të shihet se çfarë pako do të sjellin të dërguarit e pesë vendeve më 21 tetor, shkuarja e të cilëve është paralajmëruar për fund të muajit.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a pret presione shtesë, Vuçiq tha se nuk e di se çfarë do të thotë presione shtesë sepse siç thotë ai çdo ditë përballet me presione.

Siç është paralajmëruar në këtë datë, Beogradin do ta vizitojnë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministres së Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat