Konrad kërkon kthim të shpejtë në dialog: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri

Aktuale

Konrad kërkon kthim të shpejtë në dialog: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:04
Anke Konrad

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad ka thënë se situata aktuale për popullin në veri të Kosovës është e paqëndrueshme, duke kërkuar kthim të shpejtë në dialog, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serb.

Konrad ndër të tjerash gjithashtu ka bërë të ditur se duhet të zbatohet edhe plani i de-përshkallëzimit, e cila nënkupton gjuhën e urrejtjes dhe zbardhjen e fakteve të ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm. Është e rëndësishme për ne që në këtë moment të krijojmë parakushtet për të rinovuar atë dialog sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, si dhe marrëveshjet e arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër, që natyrisht përfshin krijimin të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Këtu përfshihet edhe zbatimi i de-përshkallëzimit, që nënkupton gjuhën e urrejtjes dhe ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë. Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, si dhe për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha ajo për mediumin serb, Blic.

E pyetur se cilat mund dhe duhet të jenë hapat e parë për të dalë nga situata aktuale, ajo tha:

“Në këtë moment më e rëndësishmja është de-përshkallëzimi nga të dyja palët, heqja dorë nga provokimet nga të dyja palët dhe ndriçimi i fakteve në Banjskë. Është një çështje e rëndësishme për sigurinë e njerëzve. Duhet të ndërmerren hapa të vendosur sa më shpejt që të zgjidhen të gjitha çështjet jetike të popullit përmes dialogut, i cili përfshin krijimin e një Bashkësie të Komunave me shumicë serbe. Duhet të ketë zgjedhje të reja sa më shpejt dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e përbashkëta”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat