Tahiri para KE-së, kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në veri, presidenca i përgjigjet

Aktuale

Tahiri para KE-së, kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në veri, presidenca i përgjigjet

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:54
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin e Evropës, ka rikujtuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë.

Tahiri iu drejtua udhëheqësve të KE-së duke thënë se shumë institucione reaguan për sulmin në Banjskë mirëpo një gjë të tillë nuk e bëri edhe Këshilli i Evropës.

 “ Siç e dimë të gjithë ne, Latvia ka qenë lidere në kërkimin e së vërtetës në këto institucione, dhe siç e dimë të gjithë, me 24 shtator, të 2023, Kosova ka qenë nën sulm terrorist nga grupe të uniformuara paramilitare të përkrahura nga Serbia.

Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar, andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagoj ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavarur?”, ka thënë Tahiri.

Presidenca e KE-së i është përgjigjur deputetit të AAK-së duke thënë se është proces në të cilin janë duke punuar.

President i Këshillit të Evropës është përgjigjur ndaj pyetjes së Tahirit duke thënë se e gjitha kjo është proces.

“Unë personalisht dhe vendi im besojmë në pavarësinë e Kosovës, ne mbështesim Kosovën, dhe mendoj se janë  34 vende që mendojnë kështu dhe rreth 20 që janë ende pa vendim, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje por duhet të presim, është proces.” ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Krišjānis Kariņš.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat