“Kroacia të mos mbajë kontakte me autoritetet e Kosovës”/ Profesori: Ja si u përpoq Vuçiq të demantojë deklaratën e presidentit kroat

Aktuale

“Kroacia të mos mbajë kontakte me autoritetet e Kosovës”/ Profesori: Ja si u përpoq Vuçiq të demantojë deklaratën e presidentit kroat

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:52
Borrell dhe Vuçiq

Presidenti kroat gjatë takimin me presidenten e Kosovës, akuzoi kryediplomatin evropian, Josep Borrell, derisa bëri thirrje që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

Presidenti kroat kishte thënë se Borrell i kishte kërcënuar ata që takohen me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë.

“I ftoj shtetet që t’i bojkotojnë ato. Masat që i ka ndërmarrë Komisioni Evropian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat na kërcënojnë të gjithë ne që takohemi me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë”, ka thënë Zoran Milanoviq, president i Kroacisë.

Për këtë, profesori Enver Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq u mundua që ta demantojë deklaratën e presidentit kroat, duke thënë se “dikush e spiunoi te Borrelli”.

Postimi në Facebook:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot ka deklaruar se "dikush e spiunoi te Borrell"! Në fakt ai u përpoq të demantojë deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, i cili zbuloi faktin se Joseph Borrell i Brukselit ka bërë presion në Kroaci, që ky vend të mos mbajë kontakte me autoritetet e Kosovës. Vuçiç dëshiron të thotë se "nuk lidhje të fshehta me Borrellin, pasi atë e paskan spiunuar te shefi i diplomacisë dhe sigurisë europiane"!

E kur presidenti i Serbisë është "spiunuar", kjo, sipas tij, çon në përfundimin se ata të dy nuk kanë lidhje të dyshimta e të fshehta midis tyre. Pra Vuçiç thotë se "Nuk jam unë ai që e kam joshur Borrellin të evitojë një aleancë shqiptaro-kroate në Ballkan. Në fakt kësaj aleance Serbia i tremdet më shumë se vetë djallit.

Çfarëdo manovre të bëjë presidenti i Serbisë, të gjithë e besojnë se ai është investuar dhe ka investuar edhe te Borrell, përveçse te Edi Rama. Hashim Thaçi e të tjerë liderë, për të parandaluar këtë lidhje të mundshme e të natyrshme midis Tiranës, Prishtinës e Zagrebit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat