Selmanaj: Arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente, u përballem me agresion

Aktuale

Selmanaj: Arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente, u përballem me agresion

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:27
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente për Kosovën.

Nuk kemi asnjë arsye që na ta neglizhojmë”, tha Selmanaj në Rubikon.

“Varet nga aleanca jonë dhe bashkëpunimi jonë me miqtë tanë ndërkombëtar. Mos të harrojmë se edhe Marrëveshja e Rambujesë dhe ajo e Vjenës, është nënshkruar nga shqiptarët e Kosovës, nuk janë pranuar asnjë nga Serbia. Por, kanë krijuar realitete të reja. Jemi shtet sovran dhe i pavarur”, theksoi ai.

Selmanaj tha se Kosova më 24 shtator u përball me agresion nga Serbia.

“Është shteti i Serbisë i cili qëndron prapa, me logjistikë të madhe dhe me një vendimmarrje politike. Herët ose vonë do të del se kjo ka qenë operacion i organizuar nga shteti i Serbisë”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se sot në Serbi faktorë janë ata që kanë qenë akterë të fuqishëm edhe në kohën e Millosheviqit.

“Nga ta nuk pritet asgjë mirë, sidomos në raport me Kosovën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat