Spahiu: Mund të kemi sulm të dytë nga Serbia në jug të Kosovës

Aktuale

Spahiu: Mund të kemi sulm të dytë nga Serbia në jug të Kosovës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:34
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, vlerësoi që Serbia mund ta sulmojë sërish Kosovën, në qoftë se Bashkimi Evropian nuk merr masa karshi saj.

Por sipas tij, sulmi i dytë mund të ndodhë në jug të Kosovës.

“Bashkimi Evropian do të duhej të merrte masa karshi Serbisë. Por, ata nuk po e bëjnë, prandaj kjo është një nxitje për Serbinë që të provojë ta sulmojë sërish Kosovën. Kosova do të duhej t’i mbajë fort 4 aleatët strategjikë që ka. Do të thotë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian dhe Turqinë. Gjithsesi, Kosova duhet të jetë vetë e gatshme të ballafaqohet me problem e me sulme potenciale. Fakti që Serbia ka marrë “grusht hundëve”  me Radoiçiçin në Banjskë, nuk do të thotë që nuk do të ketë një përpjekje të dytë. Kosova mund ta presë një sulm të dytë. Por, sulmi i dytë nuk do të jetë në veri të Kosovës, por në jug të Kosovës”, deklaroi Spahiu.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat