Muja: Dialogu s’duhet të jetë fokusi kryesor pas sulmit terrorist në Banjskë

Aktuale

Muja: Dialogu s’duhet të jetë fokusi kryesor pas sulmit terrorist në Banjskë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:04
Armend Muja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka shprehur bindjen e tij se dialogu me Serbinë nuk duhet të jetë fokusi kryesor i politikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se në historinë politike të vendit, ka dy momente shumë të rëndësishme: para dhe pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Nuk duhet të jetë fokusi kryesor në dialog, ekzistojnë dy momente në historinë tonë politike kjo do të jetë e shënuar para dhe pas Banjskës. Pas Banjskës nuk besoj që mund të kthehemi, ka qenë një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur si vend”, ka thënë ai.

Muja ka deklaruar se sulmi në Banjskë është një moment i rrezikshëm që mund të ketë pasoja të rënda edhe në të ardhmen e Kosovës dhe ka shtuar se siguria është prioriteti kryesor për vendin.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova nuk duhet të ulë gardën e saj për të përballuar momente të tilla, dhe se vendi duhet të mbrohet me vendosmëri.

“Siguria jonë është prioriteti jonë numër një, ne nuk guxojmë ta ulim gardën për momente si ato. Në dy vitet e fundit kemi kaluar shumë kohë duke ngritur flamurin e kuq mbi rrezikun që po ballafaqohemi”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Gjithashtu, Muja ka thënë se 24 shtatori “ishte një rikthim i një modeli të vjetër që kemi parë në Ballkan gjatë viteve të 90-ta, [presidenti serb] Aleksandër Vuçiq dhe Milan Radojçiq me modelin e njëjtë kanë tentuar që të ndryshojnë realitetin në terren në veriun e vendit me aspiratën përfundimtare që të krijohet një shteg për aneksimin e asaj pjese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat