Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:40
Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dje (më 11 tetor), ka filluar dëshminë dëshmitari 30-të. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dje është shtyrë dëshmia e dëshmitarit të 29-të, avokati i dëshmitarit ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mire dhe se nuk është i gatshëm të dëshmojë.

 Dëshmitari i mbrojtur në disa raste ka kërkuar që të shkojë në burg, pasi nuk dëshiron të dëshmojë. Tutje u vendos që dëshmitari i 29-të, në rastin Thaçi dhe të tjerët, do të vazhdojnë dëshminë më 16 tetor.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat