Bislimi sot raporton në Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Aktuale

Bislimi sot raporton në Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 08:24
Besnik Bislimi

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se sot mbahen mbledhjet e katër komisioneve.

Në ora 10:00 mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku në rend dite ka katër pika, e në njërën prej tyre është edhe Formimi i grupit punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Po nga ora 10:00 mblidhet dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Aty pritet të raportojë Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislmi, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në 10:30 vazhdon Komisioni për Integrim Evropian, ndërsa nga ora 11:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat