Kurti paralajmëron “skenarë tjerë destabilizues” në veri: Institucionet tona të sigurisë kanë vërejtur rrezikun në rritje

Aktuale

Kurti paralajmëron “skenarë tjerë destabilizues” në veri: Institucionet tona të sigurisë kanë vërejtur rrezikun në rritje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 08:59 Përditësuar në ora: 11:15 më 12.10.2023
Albin Kurti

Kurti: Lirimi i Radoiçiqt, sinjal për rigrupim dhe hakmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar, të mbajtur sot, ka folur edhe një herë për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se nga ajo e diel e fundit të shtatorit gjithçka është ndryshe. Sipas tij dokumentimi i përfshirjes së shtetit serb në këto ngjarje janë motiv shtesë për skenarë tjerë destabilizues.

“Shumëçka është ndryshe nga ajo e diele. Gjithçka do të ishte ndryshe sikur grupi terroristë dhe plani i tyre për aneksimin të katër komunave në veri të vendin të mos neutralizoheshin që në aktin e parë. Ata dështuan dhe kjo i ka bërë shumë të dëshpëruar. Dokumentimi para syve të botës i përfshirjes të paktën 4 shtresave të shtetit serb, përkatësisht presidentit, shërbimit të inteligjencës, ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë serb në frymëzimin, përgatitjen dhe furnizimin dhe pjesëmarrjen në fshatin Banjskë janë motiv shtesë për skenarë tjerë destabilizues”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se institucionet tona të sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimi të sulmeve nga grupe kriminale duke shtuar se lirimi i Radoiçiqit, është sinjal për hakmarrje.

“Lirimi i Radoiçiqit, më pak se 24 orë pas arrestimit, është dëshmi dhe sinjal për rigrupim dhe hakmarrje. Sepse më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoj. Institucionet e tona të sigurisë dhe inteligjencës së fundi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, është synuar që policia e Kosovës të paraqitet si forcë shtypëse për serbët e Kosovës, por ky qëllim ka dështuar.

“Qëllimi kryesor i tyre është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse për serbët e Kosovës. Për të arritur këtë nuk ka zgjedhur çmimin taman. Nuk do të zgjedhin mjet. fatkeqësisht mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia duke u trajtuar si heronj dhe martir dhe në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë për gjatë kufirit tonë, vetëm se i ka inkurajuar. Provuan të ndryshojnë realitetin në terren përmes veprimeve të organizuara paramilitare nuk ia arritën”. Keqpërdorën Manastirin e Banjskës me synimin që t’i japin ngjyrim fetar ngjarjeve të 24 shtatorit sërish nuk ia arritën. Tani formacione kriminale të sponzoruara nga fqinji jonë verior në skenarë të tyre destabilizues ka shumë të ngjarë që dallimet etnike t’i përdorin për qëllime politike”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se regjimi aktual si kurrë më parë i përngjanë regjimit të Millosheviqit.

“Për rastësi javën që lamë pas shënoi 23 vjetorin e rënies së regjimit të Milloshoviqit, e për fat keq 23 vjet pas 5 tetorit regjimi aktual i Serbisë asnjëherë më parë nuk i ka përngjan më shumë se sot Serbisë së Millosheviqit në botëkuptim, e në synime në sjellje në metoda e veprime”.

Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar u është drejtuar qytetarëve në veçanti atyre të komunitetit serbë në Kosovë që tu besojnë institucioneve të Kosovës dhe t’mos bien pre e dezinformatave.

Andaj ju bëjë thirrje veçanërisht juve bashkëqytetarëve serbë që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara dhe dashakeqëse. Në Kosovë të gjithë jeni qytetarë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe shoqëria është demokratike. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët, romët shkalit egjiptianët, goranët e gjithë tjerët jetojnë e punojnë ku do në Kosovën tonë të dashur paqësore e pro-evropiane. Ata që po duan të na rrënojnë nuk do t’ia dalin sepse jemi të përgatitur, jemi bashkë me motiv të lartë dhe qëllime fisnike për paqe e siguri të drejta dhe demokraci. Kosova është shtet i sigurt sipas indeksit global të krimit të organizuara Kosova ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimorë. Institucionet e vendit do të sidomos ata të sigurisë janë në kryerje të detyrës në shërbim dhe mbrojtje të të gjithë qytetarët pa diskriminim e favorizim. Puna dhe ligji na bashkon si shoqëri shumë llojshmëria kulturore dhe etnike na pasurojnë si vend. Ju ftojë të mbështetni në Policinë e Kosovës t’i besoni profesionalizmit të saj, t’i raportoni sjelljet e dyshimta të individëve në komunitetet tuaja, t’i përcillni me vëmendje njoftimet e institucioneve nëpër kanalet e tyre zyrtare. Të mos bini pre e raportimeve të pakonfirmuara e dezinformatave të ruani qetësinë në çdo situatë”, deklaroi Kurti.

Në fund kryeministri u ka shprehur mirënjohje qytetarëve për besimin dhe bashkëpunimin. 

​Qeveria miratoi kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë euro

Qeveria e Kosovës miratoi në parim kërkesën e Telekomit të Kosovës për huamarrje prej 15 milionë euro për projekte investive.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit ku kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i ndërmarrjeve publike mbetët prioritet i qeverisë.

“Fuqizimi i ndërmarrjeve publike dhe rikthimi i tyre drejt profitabilitetit përmes mirë menaxhimit dhe mundësimit të investimeve kapitale mbetët prioritet i yni, andaj Ministria e financave, Punës dhe Transferove ka sjellur për aprovim kërkesën e Telekomit për huamarrje në vlerë prej 15 milionë euro për projekte investive në Telekom”, tha Kurti.

Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe do të ndihmojë edhe në përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës.

“Tani është radha që të vihet në dispozicion pjesa e dytë, një shumë prej 15 milionë euro dhe kësisoj të kompletohet i tërë plani investiv sa i përket përditësimit të rrjetit dhe infrastrukturës. Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese në teknologjinë e informacionit dhe do të ndihmojë edhe në përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës”, tha ai.

Në këtë mbledhje u miratua edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për lirim zero nga tatimi doganor.

Murati tha se bëhet fjalë për tri kategori të produkteve që i shtohen listës së lirimeve tatimore.

“E kemi angazhuar Doganën e Kosovës në mënyrë që të konsultohet me komuniteti ne prodhuesve dhe të shoh se cilat janë nevojat shtesë sa i përket lirimit nga tatimi në import për disa prej produkteve, sidomos kur bëhet fjalë për lëndën e parë apo pajisje tjera që janë të nevojshme dhe kemi pranuar një raport e i cili ka rekomanduar që lista e lirimeve të zgjerohet edhe për mallrat që njihen si pjesë rezervë të makinerive, pra meqenëse makineritë për prodhim janë të liruara, ka qenë problematike kur është dashur të importohen pjesët rezervë, andaj me këtë rast lirohen edhe pjesët rezervë. Tjetër çfarë lirohet apo çfarë është rekomanduar është që edhe pjesa apo aksesorë të produkteve në rastet kur kemi të bëjmë me montimin e produkteve të caktuara edhe këto të lirohen si dhe propozimi apo rekomandimi i tretë është që të lirohen edhe kanaqet dhe mbyllëset nga çeliku që janë, meqenëse kanë qenë të liruara vetëm ato nga materiali i aluminit, tash zgjerohet lista në mënyrë që të përshihen edhe ato nga çeliku”, tha ai.

Ndërsa është shtyrë pika e shtatë që ishte kërkesa e Ministrisë së Financave për normën e tatimit të akcizës.

Murati tha se bëhet fjalë për përditësimin e listës në mënyrë që të përfshihen edhe nëntë produkte të reja por shtoi se ligji parasheh edhe konsultimin me komisionin përkatës andaj propozoi tërheqjen e këtij vendimi deri në zhvillimin e konsultimeve.

Qeveria miratoi edhe propozim-vendimet për themelimin e ndërmarrjeve publike lokale “Dardania Sh.A Kamenicë, Eko-Llapi Sh.A Podujevë dhe Eko-Theranda Sh.A Suharekë.

“Para themelimit të këtyre ndërmarrjeve në komuna ne synojmë që t’i përgatisim shërbimet publike gjithnjë e më të mira me kosto më të ulët dhe ofrim të shërbimeve të tjera të cilat nuk janë dhënë deri më tani për qytetarët, pra edhe shërbime aktuale të përmirësuara edhe shërbime të reja. Në raportin e dhënë nga komunat për arsyeshmërinë e themelimit të ndërmarrjeve kanë theksuar shumë faktorë që arsyetojnë themelimin e ndërmarrjeve publike me kapital themeltar si pronare me 100% të aksioneve në komuna, ndërsa planet e bizneseve të prezantuara nga komunat kanë për synim analizimin e arsyeshmërisë financiare dhe operative për funksionimin e ndërmarrjeve të reja. Themelimi i këtyre ndërmarrjeve do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve duke ofruar shërbime efikase, rritje të punësimit dhe ekonomizim të kostove për ofrimin e shërbimeve publike”, tha Kurti.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për aprovimin e ndarjes buxhetore për subvencionim të shtëpive për komunitetet jo shumicë.

Gjithashtu u miratua kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë prej 300 mijë euro për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N23.3 segmenti Mitrovicë-Jarinjë”, te vendi i quajtur “Kërshi i Kaushës”.

Kryeministri Kurti tha se rrëshqitja e dheut ka çuar në shembjen e rrugës çka pamundëson qarkullimin në atë pjesë. Sipas tij sanimi pritet të përfundojë para fillimit të sezonës dimërore.

Gjatë kësaj mbledhje, kabineti qeveritar vendosi të shtyjë disa projektligje të cilat ishin planifikuar për këtë vit, përfshirë atë për ploitësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal dhe atë për planifikim hapësinor.

Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës aprovimin e draft-statutit të universitetit publik në Prishtinë.

Gjithashtu u miratua propozim-vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Qeveria ia përcjell Kuvendit për miratim statutin e ri të Universitetit të Prishtinës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci para kabinetit qeveritar ndau hollësi rreth këtij vendimi.

“Në bazë të fushëveprimit dhe mandatatit të saj MASHTI duke marrë parasysh ligjin për arsimin e lartë i propozon Qeverisë marrjen e vendimit për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës për aprovim në Kuvend. Senati i UP-së në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2023 ka miratuar statutin e ri”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se statuti i ri përmban një mori vendimesh e reforma që do të ndikojnë direkt në përmirësimin e cilësisë dhe punës në universitet.

“Me stautin e ri besojmë se UP-ja dhe institucionet tjera të arsimit të lartë do të vendosin standarde të tilla të cilat ka kohë që i janë dashur vendit, në mënyrë që të rritet cilësia e studimeve dhe të avancohen studimet në arsimin e lartë”, tha Nagavci. 

“Rrëshqitja e dheut te Kërrshi i Kaushës”, Qeveria i jep 300 mijë euro për sanimin e saj në rrugën Mitrovicë-Jarinje

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, tek vendi i quajtur ‘Kërrshi i Kaushës’ ”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se për këtë projekt do të ndahen 300 mijë euro.

Ndryshe, po bëhen pesë vjet nga rrëshqitja e dheut në këtë zonë të vendit, saktësisht në rrugën Mitrovicë-Zveçan, tek vendi i quajtur “Kërshi i Kaushës”. 

Ndahen mjete buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për të ndarë mjete buxhetore për subvencionimin e  ndërtimit te shtëpive për komunitetet joshumicë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt pati filluar tri vite më parë nga ish-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një pjesë e madhe e shtëpive që kishin nisur të ndërtoheshin kanë mbetur në gjysmë.

“Për shkak të problemeve që ka pasur qysh në dizajn të projektit dhe pastaj në mbarëvajtje të punëve, është ndërprerë dhe kemi një situatë të trashëguar e kësisoj një pjesë e madhe e këtyre shtëpive të cilat kanë nisur të ndërtohen kanë mbetur në gjysmë”, tha ai.

Tutje Murati, deklaroi se tani këto projekte do t’i vazhdojnë ata.

“Në mënyrë që të mundësohet përfundimi i punëve, ne kemi marrë parasysh nevojën për të mbështetur pjesën e mbetur që ka qenë e paraparë me kontratë në mënyrë që familjet të kenë mundësi që t’i kryejnë vet këto investime me mbështetjen e Qeverisë”, u shpreh Murati.

Qeveria ndryshon programin legjislativ, shtyn për vitin tjetër disa projektligje

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për të bërë disa ndryshime legjislative për këtë vit,

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të shtyhen disa projektligje për vitin e ardhshëm.

“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’I shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

-Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin për bashkëpunim ndërkomunal (MAPL)

– Projektligji për Planifikim Hapësinor (MMPH)

– Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 08/L-067 për Inspektimet

 – Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave

– Shtyhet afati deri më 31 dhjetor për Projektligjin për banim social (MMPH)

Kurti paralajmëron “skenarë tjerë destabilizues” në veri: Serbët të përmbahen ditëve në vijim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se institucionet e sigurisë dhe ato të inteligjencës kanë hetuar rritje të rrezikut që ditëve, javëve e muajve të ardhshëm të ketë inskenim të “sulmeve të dhunshme nga grupe e struktura kriminale të Serbisë në Kosovë”.

Kurti tha se qëllimi është të fajësohet Policia e Kosovës dhe se për këtë ata “nuk do të zgjedhin mjet”.

“Institucionet tona të sigurisë dhe të inteligjencës së fundi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim tavan, nuk do të zgjedhin mjet. Fatkeqësisht, mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia vetëm sa i ka inkurajuar”, tha Kurti.

Kryeministri tha se pasi provuan që ngjarjeve të 24 shtatorit t’i jepnin “ngjyrim fetar”, tani formacionet kriminale “të sponsorizuar nga fqinji ynë verior ka shumë që ngjarë që dallimet etnike synojnë t’i keqpërdorin për qëllime politike”.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos cyten nga ajo që mund të ndodhë.

“Ditëve, javëve dhe muajëve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe”, iu tha Kurti atyre, duke theksuar se ata janë “qytetarë të barabartë” dhe se në Kosovë “s’ka komunitete të padëshiruara”.

Posaçërisht lirimi i Milan Radoiçiqit, i cili pranoi përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, Kurti tha se “është dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje”.

“Jemi 18 ditë pas sulmit paramilitar, terrorist e kriminal të 24 shtatorit. Shumëçka është njdryshe prej asaj të diele. Gjithçka do të ishte ndryshe në grupi terrorist dhe planet e tyre për aneksim të 4 komunave në veri të vendit nuk do të neutralizoheshin që në aktin e parë. Ata dështuan dhe kjo i ka bërë shumë të dëshpëruar”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se dëshmitë që institucionet e sigurisë i paraqitën pas sulmit të 24 shtatorit dëshmuan për përfshirjen në të të katër shtresave të shtetit serb: Presidencës, shërbimit të inteligjencës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe.

Mblidhet Qeveria

Kabineti qeveritar i Kosovës pritet të mblidhet të enjten (sot) në orët e paradites, raporton teve1.info

Njoftimin për medie e ka bërë zyra e informimit e ekzekutivit.

Por që nuk është bërë i ditur rendi i ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat