Në mungesë kuorumit dështon mbledhja e komisionit, nuk raporton Bislimi

Aktuale

Në mungesë kuorumit dështon mbledhja e komisionit, nuk raporton Bislimi

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Në mungesë të kuorumit ka dështuar raportimit i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për ecurom e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, ishte e vetmja deputete e LVV-së që u pa sot në sallë, ku pritej raportimi i Bislimit.

Sipas saj, Bislimi ka qenë në mbledhje të qeverisë, dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të ardhë në raportim. Ajo theksoi se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e pritën Bislimin.

Raportimi i Bislimit ka qenë i paraparë tw filloj prej orës 10:00 dhe anëtarët e komisionit të partive opozitare e lëshuan sallën 15 minuta me vonë, me arsyetimin se Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat