“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj”, Rama flet për raportet me Kurtin

Aktuale

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj”, Rama flet për raportet me Kurtin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:34
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama në Kuvend ka folur për raportet me kryeministrtin e Kosovës, Albin Kurtin

Rama: Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam patur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar.

Gjithashtu fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pnegon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.

E dini si është puna, Ramush Haradinaj sic do komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë, dhe si cdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambjent privat dhe prap të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze të kohës të Maoce dunit duke u future në rreth si tradhtar i kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat