Zemaj e quan për keqardhje mungesën e pushtetit në seancën e sotme

Aktuale

Zemaj e quan për keqardhje mungesën e pushtetit në seancën e sotme

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:41
Armend Zemaj

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka quajtur për keqardhje që shumica parlamentare, konkretisht, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shkuar për të marrë pjesë në seancën e sotme për Policinë e Kosovës.

“Kjo sjellje, u bë normë e praktikë e tyre, e mbrapshtë. Kjo sjellje është e papranueshme”, ka thënë Zemaj.

“Nëse kërkesa e opozitës është e papranueshme, a është i pranueshëm peticioni i më shumë se 62 policëve të Kosovës që ne ua kemi marrë nënshkrimet?”, ka pyetur Zemaj në Kuvendin e Kosovës, duke shpalosur edhe peticionin me nënshkrime.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zemaj, ka thënë se gjendja e policëve vazhdon të rëndohet.

“Debati duhet të zhvillohet këtu, është e domosdoshme”, u shpreh ai.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se partia në pushtet nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të ftuar për sot ku është paraparë të shqyrtohet propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se si parti nuk do të marrin pjesë në seancën e ftuar nga PDK-ja.

“Arsyeja për këtë konferencë është që para opinionit publik të shpalosim qëndrimin e GP të LVV-së për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga PDK-ja. Që nga java e kaluar Grupi Parlamentar i PDK-së ka tentuar ta ndërrojë rendin e ditës së seancës për ta futur një pikë. Ne vlerësojmë që tendenca dhe qëllimi i PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë, nuk ka të bëjë me gjendjen dhe statusin e policisë, por ka të bëjë me arsyetimin se kinse Qeveria nuk është duke bërë sa duhet”, ka thënë Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat