Tahiri: E papranueshme ikja e mazhorancës, policët duhet të mbështeten në Kuvend e jo me foto në “Facebook”

Aktuale

Tahiri: E papranueshme ikja e mazhorancës, policët duhet të mbështeten në Kuvend e jo me foto në “Facebook”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:46
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar deputetët e pozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se Kuvendi është pikërisht vendi ku duhet të përkrahet Policia e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se është e papranueshme që deputetët e pozitës kanë ikur dhe s’kanë marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

“Ju e patë edhe sot që kryeministri i vendit doli dhe u kërkoi qytetarëve nga mbledhja e Qeverise që të përkrahet dhe të përshëndetet Policia e Kosovës. Ky është vendi që sot duhet të përshëndetet Policia e Kosovës. Jo fjalë boshe, me fotografi të mira në ‘Facebook’ e në ‘Intagtram’ me u përkrahë PK-ja. Tash e tetë muaj ata njerëz nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë e në anën tjetër i kemi në vijën e parë të frontit. Është e papranueshme ikja dhe mospjesëmarrja e kësaj mazhorance. Janë 50% që i kanë votu Qeveria e Kosovës dhe ju e shihni sallën e Kuvendit sot. I ikën mbështetjes së Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Sot në rend dite është miratimi i rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat