​S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

Aktuale

​S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:54
Komisioni

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i cili nuk është para aty.

E pranishme nga Lëvizja Vetëvendosje ishte vetëm kryetarja e këtij komisioni, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat