​VV: Qeveria po punon për policinë, shpejt do të ndahen edhe shtesat e rrezikshmërisë

Aktuale

​VV: Qeveria po punon për policinë, shpejt do të ndahen edhe shtesat e rrezikshmërisë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:38
Deputetet e Levizjes Vetevendosje

Kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur Policia e Kosovës është pa shtesa të rrezikshmërisë, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se shumë shpejtë pritet që Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave të dalin me njoftim sa i përket shtesave për policinë.

Bajqinovci në një konferencë për media të enjten tha se Qeveria është duke punuar që sa më shpejtë të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë për policinë.

Mes tjerash, tha se shtesat do të ekzekutohen në mënyrë retroaktive.

“Duhet të dihet se kush e ka rrezikshmërinë, duke filluar nga policët të cilët punojnë anti-teror, policëve të cilët punojnë antinarkotik e dikastere shumë të ndjeshme, e që të bëhet një lloj dallimi prej atyre të cilëve ndoshta mund të flasim edhe për zyre që punojnë, që ndoshta edhe nuk duhet të kenë rrezikshmërinë sikurse ata që janë në veri... Ndërsa, kur flasim për pensionimin e parakohshëm, për herë të parë Qeveria e Kosovës ka bërë një ekip i cili është duke punuar me Ministrinë e Financave ku përmes reformave të pensioneve, e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës, është duke punuar dhe shpejt do t’i shihni rezultatet.., në mënyrë retroaktive do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë, do të ekzekutohet për gjithë ata që ju takon sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë dhe Ministrisë së Financave ”, tha Bajqinovci.

Deputeti i kësaj partie, njëherësh edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli derisa ka thënë se Qeveria është duke punuar për kushtet e policisë, shtoi se partitë që sot kanë thirrur seancën për policinë, kanë dhënë urdhër që të ndalohet askioni i Policisë së Kosovës për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymberi.

“Thirrësit e kësaj seance janë ata që në një kohë kanë qenë edhe drejtues të Policisë së Kosovës dhe ata e dinë më së miri se kush ka dhënë urdhër që të ndërpritet operacioni për kapjen e terroristëve që kanë sulmuar, vrarë Enver Zymberin. Atëherë kishim një hero të rënë në krye të detyrës, por kishte një urdhër i cili e pengoi PK-në që të avancojnë, t’i kapin dhe t’i dinë se kush ishin ata që vranë Enver Zymberin. Në vitin 2013 kishte madje një degradim sa i përket zbuluesit dhe zbulimit të atyre që shtinë mbi PK-nëm, kishte një ligj për amnistinë. Dhe krahasimi se kush po i rrinë afër e kush po i harron policët e gjeni këtu... Këtë nuk mund të ua jap me emra por mund ta gjeni”, tha Dugolli.

Kuvendi i Kosovës pa praninë e deputetëve të VV-së, ka shqyrtuar Propozim-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat