Inaugurohet “Tech Park Prishtina”, Kurti: Investime për avancimin e teknologjisë

Aktuale

Inaugurohet “Tech Park Prishtina”, Kurti: Investime për avancimin e teknologjisë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:12
Pamje nga inaugurohimi

Sot është inauguruar Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina” e cila synon të ndikojë drejtpërdrejt në kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, dhe studentët e TIK-ut. Ky objekt me mbi katër mijë metra katrorë, është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

Plani i "Tech Park Prishtina" është që të krijojë mbi 300 vende pune të kualifikuara, të strehojë më shumë se 60 kompani dhe startupe, të zhvillojë së paku pesë shërbime të specializuara për kompanitë TIK , dhe të krijojë dy laboratorë kërkim- zhvillimi për industrinë e TIK-ut.

Më ketë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ky investim është rezultat i investimeve me mbi 1.2 milion euro, gjë e cila tregon interesimin për tu avancuar në teknologjinë e TIK-ut.

Kurti tha se ky park do të jetë mundësi e talentëve për të lulëzuar. Ndërsa shtoi se edhe Bashkimi Evropian po mbështet parkun me pajisje të TIK-ut.

Ai tha se kërkesat për profesionistë të TIK-ut është në rritje me mbi 3500 studentë të interesuar në këtë fushë.

Po ashtu, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se më në fund u realizua kërkesa e sektorit të TIK-ut për një objekt modern për të punuar.

Vizioni kryesor është zhvillimi i këtij sektori, për cka tha se objekti ofron zyra, salla si dhe hapësira të ngrohta për punë dhe do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kërkesave të tregut për punë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se do te vazhdojmë të mbështesim këtë inkubatorë për të mirat e dijes, jo vetëm të këtij sektori.

Ajo tha se synon mbështetjen e plotë nga ana ekonomike, duke ofruar edhe më shumë hapësira dhe përveç hapësirës që është sot 4000 metra katror, në finalizim janë edhe shumë hapësira tjera në qytete të Kosovës.

Edhe zëvendësja Zyrës së BE-së, Eva Palatova, shtoi se është e kënaqur që po përkrahin rininë e Kosovës dhe për këtë ajo tha se Bashkimi Evropian po investon në projekte të ndryshme të hulumtimeve teknologjike. Ajo tha se sa i përket kësaj iniciative, BE do të vazhdojnë të përkrahin dhe të krijojnë trajnime të ndryshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat