“Nuk treguan gatishmëri për t’i bllokuar ambiciet e Serbisë”, Serwer me kritika ndaj SHBA e BE

Aktuale

“Nuk treguan gatishmëri për t’i bllokuar ambiciet e Serbisë”, Serwer me kritika ndaj SHBA e BE

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:17
Daniel Serwer

Daniel Serwer, profesor veteran nga SHBA, ka publikuar një shkrim në rrjetin social X, ku ka komentuar një deklaratë të Peter Stanos, zëdhënës i Josep Borrellit, shef i diplomacisë së BE-së.

Njohësi i politikës në Ballkanin Perëndimor, pra Serwer, shkroi se BE-ja e ShBA-ja nuk kanë treguar gatishmëri për të bllokuar ambiciet e Serbisë.

“SHBA-të po mbështesin BE-në në të dyja këto synime, ndërsa mohojnë se do të lejojnë arritjen e objektivit të fundit. Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit.” – shkroi ai.

Ndryshe, dje Serwer shkroi se de facto BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri.” - shkroi Serwer në faqen Peacefere.net në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat