“Unë t’i kam shkruar komentet, ti i ke nënshkruar”” – Përplasje e ashpër e Rrustemit me Kica-Xhelilin

Aktuale

“Unë t’i kam shkruar komentet, ti i ke nënshkruar”” – Përplasje e ashpër e Rrustemit me Kica-Xhelilin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:15
Adnan Rrustemi dhe Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka pasur një përplasje të ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Kjo lidhur me ndryshimet e Ligjit për Këshillin të Pavarur Mbikëqyrës Civil.

Kica-Xhelili tha se Adnan Rrustemi nuk është jurist, por politolog që është kthyer në servil.

“Z.Rrustemi që është politolog i cili servilizimin e ka kthyer në mjet të veprimit politik”, tha ajo.

Adnan Rrustemi reagoi ashpër duke ia përmendur Kica-Xhelilit kalimin nga VV-ja në LDK. Madje, ai tha se disa komente për të njëjtën temë, ia kishte dërguar Kica-Xhelilit e cila vetëm i kishte nënshkruar.

“Unë nuk i qes bindjet e mia në Pazar, nuk e qes veten në Pazar. Merreni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shikoni komentet e zonjës Kica. Pa çka se t’i kam shkruar unë, ti vetëm i ke nënshkruar”, tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat