Halimi: Kosova s’e ka merituar një legjislaturë të tillë me një shumicë aq të papërgjegjshme e arrogante

Aktuale

Halimi: Kosova s’e ka merituar një legjislaturë të tillë me një shumicë aq të papërgjegjshme e arrogante

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:08
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e ka merituar një legjislaturë të tillë, siç u shpreh ajo, me një shumicë aq të papërgjegjshme e arrogante.

Ajo ka shkruar se Kuvendi si pushteti kryesor në Republikë, në vend se ta ushtrojë funksionin e përfaqësimit të sovranit, siç u shpreh ajo, po e bojkoton funksionin parësor të tij, kontrollin ndaj Qeverisë.

“Kosova nuk e ka merituar një legjislaturë të tillë me një shumicë aq të papërgjegjshme e arrogante. Kuvendi si pushteti kryesor në Republikë, në vend se ta ushtrojë funksionin e përfaqësimit të sovranit, po e bojkoton funksionin parësor të tij, kontrollin ndaj Qeverisë”.

“Shumica parlamentare nuk lë asnjë instituticion e individ pa e denigruar, kurse kur vjen çështja te të dhënurit llogari, ikin dhe fshehen nga sytë e njerëzve që i sollën në pushtet?!Pasojat e kësaj qasjeje do t’i shkaktojnë dëme të pariparueshme demokracisë sonë me implikime edhe në sigurinë e vendit. Qytetarët e Republikës meritojnë sqarime: Përse nuk ka kontrollë ndaj Qeverisë?”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat